Barça bëhet me dy skuadra, ja formacionet (FOTO)

224

Nga formacion luksi, Barcelona tashmë ka një skuadër luksi.

Ç’do të thotë kjo? Le ta shpjegojmë. Suksesi i trajnerit Luis Enrique në dy sezonet e fundit është bazuar te forma e 11 lojtarëve, të cilët kanë luajtur në pothuajse çdo ndeshje nga minuta e parë. Tifozët katalanas janë mësuar duke parë si të vetmin duel për formacionin portierët Marc-Andre ter Stegen dhe Claudio Bravo, teksa pjesa tjetër e 11-shit nuk diskutoheshin: Alves, Piqué, Mascherano, Alba, Busquets, Rakitic, Iniesta, Messi, Suárez dhe Neymar. Sergi Roberto dhe Jeremy Mathieu kanë qenë opsionet e vetme me potencial për trajnerin Enrique, i cili – për fatin e tij të keq – shumicën e ndeshjeve i ka mbyllur pa i bërë të tre zëvendësimet.

Kjo nuk mund t’i ndodhë një klubi të madh si Barcelona dhe një skuadre e cila planifikon të fitojë çdo trofe. Kështu, me blerjen e lojtarëve si Umtiti, Digne, Denis Suárez, André Gomes dhe Luciano Vietto (pritet), katalanasit do të kenë plot mundësi për të bërë rotacion dhe për të “fituar frymë” gjatë sezonit. Transferimet e kryera nuk janë bërë vetëm për të pasur lojtarë zëvendësues, por edhe për të ekulibruar repartet. Në këtë mënyrë, porta, mbrojtja, mesfusha dhe sulmi do t’i kenë të gjitha pozicionet e dubluara me lojtarë të nivelit të lartë, shkruan gazeta katalanase “El Mundo Deportivo”.

baras

Mbrojtja e Barcelonës ka plot alternativa. Gerard Pique, Javier Mascherano, Samuel Umtiti dhe Jeremy Matthieu llogariten për qendrën, teksa për krahët Enrique do të mbështetet tek Aleix Vidal, Sergi Roberto, Lucas Digne dhe Jordi Alba. Kalojmë më lart. Blerja e Andre Gomesit i jep Barcelonës sasi dhe cilësi në mesfushë, duke koordinuar pesë lojtarë klasi për tre vende: Andres Iniesta, Sergio Busquets, Ivan Rakitic, Andre Gomes dhe Arda Turan. Në sulm, treshja “MSN” më në fund ka tre zëvendësues: Rafinha, Luciano Vietto (drejt konfirmimit) dhe Denis Suárez. Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar do të mund të pushojnë gjatë sezonit, duke shmangur mbingarkesën fizike dhe dëmtimet.