Baras në Gjilan, Besa ‘shkundi’ Dritën

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të xhiros së dytë të Vala Superligës. Gjilani dhe Feronikeli kanë luajtur baras, 1:1.

Gjilanasit kanë kaluar të parët në epërsi me autogolin e Lulzim Doshlakut në pjesën e parë, kurse në të dytën Mark Milicaj ka barazuar.

Ndërsa, Besa ka befasuar Dritën e super-përforcuar, duke e mposhtur 2:0. Altin Merlaku dhe Liridon Balaj kanë realizuar në këtë triumf të madh të pejanëve.

Gjilani – Feronikeli 1:1

Përfundon ndeshja

90′ Tre minuta lojë shtesë

89′ Gjilani po kërkon golin e fitores…

85′ Ende baras, sfida po shkon drejt fundit

78′ Mundësi ideale për Feronikelin të kalojë në epërsi, por dështon tentim parabola e Lushtakut.

70′ Vazhdon të mbetet 1:1 në Gjilan

60′ Rast fenomenal për Gjilanin. Rusi e nis aksionin drejt Mustafës, i cili pason tek Karahoda që gjuan bukur, por edhe më bukur pret Maloku.

54′ Rast ideal për Gjilanin. Karahoda nga afërsia gjuan, por pret Maloku

53′ Hoti provon goditjen, jashtë portës

60′ Vendasit kanë marrë veten dhe po tentojnë golin e dytë, por edhe mysafirët po luajnë mirë

50′ Gjilani duket ekip tërësisht i humbur në fushë. Feronikeli kërkon me çdo kusht golin e dytë

47′ Veprim fantastik i Hotit i cili shmang tërë mbrojtjen vendase dhe gjuan drejt portës, por nga vija fatale e largon topin Papuqi.

46′ Goool… Barazon Feronikeli me Mark Milicajn

Nis pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë

45′ Maloku ia pamundëson Eminhazirit golin nga gjuajtja e lirë

40′ Lojë e kujdesshme e Gjilanit që po tenton edhe golin e dytë

28′ Me fat Gjilani që ka mundur t’i shohë sherrin Ergon Hysenit që në tentim për të larguar topin godet drejt portës së tij, por topi shkon skaj traverses.

27′ Rast ideal ppër Gjilanin që nëpërmjet Rusit të dyfishojë epërsinë, por sulmuesi ferizajas dështon të qëllojë topin në portën e zbrazët. Rusi u shërbye për mrekulli në zonë nga Thaçi, i cili po zhvillon një ndeshje fantastike

21′ Goool… Gjilani ka kaluar në epërsi me autogolin e Lulzim Doshlakut pas harkimit të Armend Thaçit

12′ Karahoda gjendet i vetëm me gardianin Maloku, por gjuan mbi portë. Rasti më i mirë në këto minutat e para të lojës

Nis ndeshja

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Kaçiu, Thaçi, Bekteshi, Hyseni, Papuqi, Shaqiri, Z. Mustafa, D, Mustafa, Rusi, Eminhaziri, Karahoda. Trajner: Arbnor Morina

Feronikeli: Maloku, Doshlaku, Shala, Prekazi, Dabiqaj, Milicaj, Qorri, Arifaj, Elshani, Hoti, Haliti. Trajner: Gani Sejdiu

Besa – Drita 2:0

Përfundon ndeshja

90′ Pesë minuta lojë shtesë

85′ Pejanët tani kanë filluar ta luajnë lojën ‘topi sa më larg portës së tyre’

82′ Drita kurrsesi të realizojë pavarësisht iniciativës

75′ Iniciativë e plot e gjilanasve, pejanët të dërmuar, por po mbrohen mirë

65′ Besa po tenton tani ta ruajë epërsinë dhe po mbrohet, teksa ka ardhur në shprehje përgatitja më e mirë fizike e Dritës që po tenton golin e parë

56′ Goool… Zëvdësuesi Liridon Balaj realizon golin e dytë për Besën. Dush i ftohtë për gjilanasit

Përfundon pjesa e parë

45′ Dy minuta lojë shtesë, gjilanasve iu ngutet

35′ Drita me disa gjysmë raste, por pa sukses

29′ Kasapi tenton ta barabolojë portierin mysafir, por tregohet i pasaktë

26′ Drita ka filluar ta dominojë kundërshtarin dhe loja është përqendruar në gjysmëfushën e Besës

14′ Goool… Altin Merlaku kalon Besën në epërsi pas gabimit të kapitenit të Dritës, Ardian Limani. Asistim i Kasapit

12′ Drita tani ka një dominim të lehtë

4′ Sërish rasti i mirë për Besën, sërish Halimi në vend

1′ Besa ka rrezikuar herët, por pret portieri Betim Halimi

Nis ndeshja

Formacionet zyrtare:

Besa: Haxhijaj, Hoxha, Kasapi, Merlaku, Papuqi, Shqerolli, Rama, Qorraj, Rexhaj, Gashi, Millosheviq. Trajner: Valdet Shoshi

Drita: Halimi, Limani, Gërbeshi, Leci, Musaj, B. Shabani, Krasniqi, Kryeziu, Ismailaj, Xh. Shabani, Fazliu. Trajner: Milaim Zuzaku