Bankat në 2015 trefishuan fitimin – kane arritur 94.7 milione euro profit

108

Bankat komerciale që operojnë në vend, vitin 2015 kanë përmbyllur me 94.7 milionë euro profit, apo 60.5 milionë euro më shumë se në vitin 2014.

Kjo paraqet shumën më të lartë të profitit të regjistruar që nga fillimi i funksionimit të këtij sektori.

Kjo është bërë e ditur në vlerësimin e tremujorit të katërt për vitin 2015 të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës.

Ndërsa sipas të njëjtit raport, numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara në vitin 2015 ishte 9,833, ndërsa u mbyllën 2,205 ndërmarrje apo 534 ndërmarrje më shumë se sa në vitin paraprak.

Borxhi publik në dhjetor 2015, ka arritur në 748.9 milionë euro që është për 28.5 përqind më i lartë krahasuar me borxhin publik në dhjetor 2014. Si përqindje e PBB-së, sipas vlerësimeve të BQK-së, borxhi publik ka arritur në rreth 12.98 përqind nga 10.63 përqind, sa ishte në vitin paraprak. Kjo rritje e borxhit publik i atribuohet kryesisht rritjes së borxhit të brendshëm prej 47.3 përqind, i cili ka arritur në 377.8 milionë euro. Ndërkohë që edhe borxhi i jashtëm ka shënuar rritje të konsiderueshme prej 13.7 përqind duke arritur në 371.2 milionë euro. Përderisa në vitet e kaluara borxhi publik dominohej nga borxhi i jashtëm, në fund të vitit 2015 borxhi i brendshëm kishte pjesëmarrje më të lartë 50.4 përqind në gjithsej borxhin publik.

Importi i mallrave në vitin 2015 arriti në 2.6 miliardë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 3.8 përqind. Në kuadër të importit të mallrave, me rritje u karakterizua importi i produkteve ushqimore, metaleve bazë, plastikës dhe gomës dhe importi i mjeteve të transportit.

Ndërsa, eksporti i mallrave në vitin 2015, arriti vlerën prej 325.3 milionë euro, që përkon me një rritje vjetore prej 0.2 përqind.

“Bilanci i investimeve të huaja direkte deri në nëntor të vitit 2015 , sipas raportit të BQK-së, arriti në 289.7 milionë euro, që paraqet një rritje mjaft krahasuar me vlerën prej 135.6 milionë euro në periudhën e njëjtë të vitit 2014. “Investimet e Huaja Direkte (IHD) në Kosovë, deri në nëntor të vitit 2015, arritën vlerën pre j 316.3 milionë euro po 159.9 milionë euro në periudhën e njëjtë të vitit 2014”, thuhet vlerësimin e tremujorit të katërt të vitit 2015.

Sipas BQK-së, në kuadër të strukturës së IHD-ve, me rritje të vlerës u karakterizuan të dy format e IHD-ve, përfshirë kapitalin e fondin e investimeve në aksione, si dhe investimet në instrumentet e borxhit. Kapitali dhe fondi i investimeve në aksione, që përbën rreth 71.0 përqind të gjithsej IHD-ve, shënoi vlerën prej 224.5 milionë euro apo 82.2 përqind më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Normë më të larët të rritjes 150.7 përqind kanë shënuar edhe IHD-të në formë të instrumenteve të borxhit të cilat arritën në 91.8 milionë euro deri në nëntor 2014.

Po ashtu sipas BQK-së, del se edhe sektori mikrofinanciar u karakterizua me zgjerim të përshpejtuar të aktivitetit, ku vlera e aseteve të sektorit në dhjetor 2015 arriti në 119.7 milionë euro, që pë rkon me një rritje vjetore prej 6.0 përqind.