Balotelli tregon pse nuk mund të transferohet te Juventusi

Mario Baloteli rikthehet të flasë për një rikthim në kombëtare apo edhe në Serinë A, ku vetë Raiola dhe Baloteli pranuan se i janë ofruar Juventusit:
“Raiola thotë që vlej 100 milionë euro, por nuk mendoj se askush i vlen këto para. Ai ka dashur të vlerësojë cilësitë e mia dhe ka të drejtë. Prisja që kombëtarja të më thërriste, sepse koha e gabimeve është lënë pas nga unë.

Madje, do i bëja punë Italisë, sepse jam i sigurt që vetëm Messi dhe Ronaldo janë më të fortë. Unë besoj se jam në të njëjtin nivel me Neymar, Grizmann apo edhe Dybala, një lojtar që e vlerësoj shumë. I jam ofruar Juves? Më duket e çuditshme, por unë me ata kam folur vetëm një herë, i refuzova për Milanin. Dhe kur ia bën këtë Juves, ata nuk të luten më kurrë, me ata e ke mbyllur”.