Balotelli i përgjigjët kritikëve me dy gola dhe godet Liverpoolin (Video)

291

Mario Balotelli ka shkëlqyer në debutimin e tij me Nice.

Sulmuesi italian ka shënuar dy gola në fitoren e klubit francez ndaj Marseille.

Goli i parë erdhi nga pika e bardhë në minutën e shtatë, ndërsa i dyti në minutën 78 nga loja e hapur. Kurse goli i fitores erdhi nga Cyprien.

Për Marseillen shënuan Florian Thauvin (14’) dhe Bafetimbi Gomis (72’).

Pas ndeshjes, italiani ka thënë se vendimi për t’iu bashkuar Liverpoolit në Premierligë, ishte më i keq në karrierën e tij.

“Transferimi në Liverpool ishte vendimi më i keq në jetën time. Përveç tifozëve dhe disa lojtarëve me të cilët kisha marrëdhënie të mira, nuk e kam dashur klubin”, ka deklaruar Balotelli.

“Kam pasur dy trajnerë te Liverpooli për një kohë të shkurtër, Rodgers dhe Klopp. Nuk i pëlqeja metodat dhe personalitetin e tyre. Asnjëherë nuk jam ndier mirë atje”, shtoi Balotelli.

http://www.dailymotion.com/video/x4qoqbr_full-highlights-nice-3-2-marseille-11-09-2016_sport