Balotelli e ndez derbin e Milanos, provokon keq tifozët e Interit (Foto)

Në frymën ‘Derby della Madonnina’ ka hyrë zyrtarisht edhe Mario Balotelli.

Sulmuesi që ka shijuar këtë derbi edhe në fanellën e Interit edhe të Milanit, ka bërë të qartë se kë mbështet në derbin e së dielës.

Ylli i Nice, ka postuar një fotografi në ‘Instagram’, për të treguar se në derbin e qytetit të Milanos, është me skuadrën që mbanë këtë emër.

Balotelli edhe pse hapat më të rëndësishëm i mori te Interi, asnjëherë nuk e ka fshehur se është një tifozë i flaktë i Milanit.