Ballkani triumfon në frymën e fundit ndaj Prishtinës, Gjilani dhe Drenica fitore me “çyk” të zorit

Ballkani e ka mposhtur 2-1 Prishtinën në kryendeshjen e javës së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazetasheshi.com.

Skuadra e Ismet Munishit bëri një përmbysje sensacionale duke e mposhtur Prishtinë me dy gola të shënuar në fund të ndeshjes nga Mevlan Zeka.

Otto John kaloi në epërsi Prishtinën në minutën 34-të dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Ballkani bëri disa ndryshime dhe luftoi deri në fund për një rezultat pozitiv. Mevlan Zeka ishte heroi i ‘Xhebrailave’ duke barazuar rezultatin në minutën e 84-të dhe më pas shënoi golin e fitores në minutën e 95-të.

Në dy ndeshjet tjera që u luajtën sot Gjilani dhe Drenica arritën që të fitonin nga 3 pikë.

Gjilani e mposhti Besën me rezultat 1-0, derisa Drenica fitoi me rezultat 2-1 ndaj Trepçës ’89.

Ballkani vazhdon të jetë lider i Superligës tani me 22 pikë.

Balkani – Prishtina 2-1

– Mbyllet ndeshja!

90+7′ Ismet Munishi, kryetrajner i Ballkanit ndëshkohet me karton të verdhë!

90+6′ GOOOL | Mevlan Zeka (Ball) gjendet bukur brenda zonës dhe realizon për 2-1.

90+2′ Zëvendësim te Prishtina: Alban Shillova inkuadrohet në vend të Behar Maliqit.

+6 minuta shtesë!

90′ Endrit Krasniqi (Pri) ndëshkohet me karton të verdhë!

88′ GOOOL | Mevlan Zeka (Ball) realizon me kokë pas harkimit të Edvin Kuç.

88′ Otto John (Pri) gjuan jashtë portës.

87′ Zëvendësim te Prishtina: Tun Bardhoku inkuadrohet në vend të Gauthier Mankendës.

86′ Blend Baftiu (Ball) pas një depërtimi të bukur gjuan nga distanca, por vetëm jashtë portës.

85′ Blend Baftiu (Ball) gjuan nga ndërprerja, por pret Eglant Haxho.

84′ Lorik Boshnjaku (Pri) ndëshkohet me karton të verdhë!

77′ Arbër Prekazi (Ball) ndëshkohet me karton të verdhë!

67′ Endrit Krasniqi (Pri) ndëshkohet me karton të verdhë!

62′ Zëvendësim te Ballkani: Mevlan Zeka inkuadrohet në vend të Arbër Potokut.

61′ Agim Maliqi, ndihmës trajner i Ballkanit ndëshkohet me karton të verdhë!

58′ Otto John (Pri) në një mundësi fatasntike për shënim, por parabola e tij shkon fare pranë shtyllës pingule.

– Starton pjesa e dytë!

* Zëvendësime te Ballkani: Blend Baftiu dhe Egzon Sinani inkuadrohen në vend të Ermal Krasniqit dhe Ramiz Bytyqit.

– Mbyllet pjesa e parë!

+3 minuta shtesë!

34′ GOOOL | Otto John (Pri) e ka dërguar topin drejt rrjetës pas asistimit të Gauthier Mankendës, 0-1.

29′ Otto John (Pri) gjendet i vetëm përballë Armend Rugjit, por goditja e tij shkon pranë portës.

28′ Nazmi Gripshi (Ball) gjuan nga ndërprerja, por pret Eglant Haxho.

27′ Gledi Mici (Pri) ndëshkohet me karton të verdhë!

22′ Qëndrim Zyba (Pri) gjuan me gërshërë, por topi shkon mbi portë.

21′ Zëvendësim te Ballkani: Ramiz Bytyqi inkuadrohet në vend të Armend Thaqit.

19′ Nazmi Gripshi (Ball) gjuan fuqishëm, por pret Eglant Haxho.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Rugji, Thaqi, Berisha, Prekazi, Potoku, Krasniqi, Kuç, Korenica, Gripshi, Krasniqi, Daku. Kryetrajner: Ismet Munishi

Prishtina:
Haxho, Krasniqi, Muça, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Maliqi, Zyba, Krasniqi, Mankenda, John. Kryetrajner: Zekirija Ramadani

Gjyqtarë: Dardan Çaka, Alban Ejupi, Gëzim Mehmeti, Mervan Bejtullahu

Stadiumi i qytetit – Suharekë

Drenica – Trepça ’89 2-1

Pamje nga ndeshja ndërmjet Drenicës dhe Trepçës ’89


– Mbyllet ndeshja!

90+1′ Happy Marshau (T’89) ndëshkohet me karton të verdhë!

+4 minuta shtesë!

90′ GOOOL | Ardian Muja (T’89) realizon nga penaltia 2-1.

89′ Sie Bismark (T’89) ndalet brenda zonës nga Gentrit Dumani, ndërkohë gjyqtari kryesor Alban Shala akordon penalti.

84′ Zëvendësim te Trepça ’89: Kreshnik Nebiu inkuadrohet në vend të Muhamed Darwish.

81′ GOOOL | Baton Zabërgja (Dre) realizon nga afërsia pas asistimit të Genc Hamitit, 2-0.

80′ Adenis Shala (T’89) gjuan mbi portë.

78′ Zëvendësim te Trepça ’89: Arbnor Muja inkuadrohet në vend të Albion Pllanës.

77′ Diar Miftaraj (Dre) ndëshkohet me karton të verdhë!

73′ Zëvendësim te Drenica: Ermal Veliqi inkuadrohet në vend të Shkëlzen Lushtakut.

72′ Gentrit Dumani (Dre) ndëshkohet me karton të verdhë!

71′ Sie Bismark (T’89) gjuan me roveshatë, por topi shkon mbi traversë.

71′ Sadat Berisha (T’89) godet shtyllën pas një gjuajtje të bukur me kokë.

70′ Rilind Nimani (T’89) godet nga distanca, por devijon në fundore ‘gardiani’ Arion Ymeri.

68′ Zëvendësime te Drenica: Argjend Mustafa dhe Osman Mëziu inkuadrohen në vend të Qemail Elshanit dhe Hysen Tahirit.

67′ GOOOL | Shkëlzen Lushtaku (Dre) përfiton nga një pakujdesi e mbrojtjes udhëtuese dhe realizon për 1-0.

60′ Ardian Muja (T’89) ndëshkohet me karton të verdhë!

56′ Zëvendësime te Drenica: Jeton Dushi dhe Baton Zabërgja inkuadrohen në vend të Albutrint Morinës dhe Egzon Fazlisë.

54′ Muhamed Darwish (T’89) gjuan mbi portë.

53′ Albutrint Morina (Dre) ndëshkohet me karton të verdhë!

– Starton pjesa e dytë!

– Mbyllet pjesa e parë!

+1 minutë shtesë!

39′ Albion Pllana (T’89) ndëshkohet me karton të verdhë!

12′ Genc Hamiti (Dre) gjuan nga distanca, por pret Prince Marley.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Drenica: Ymeri, Lushtaku, Zeqaj, Bejta, Dumani, Miftaraj, Morina, Elshani, Hamiti, Hyseni, Fazliu. Kryetrajner: Bledar Devolli

Trepça ’89: Prince, Ard.Muja, Mashau, Berisha, Pllana, Jashari, Nimani, Darwish, Shala, Rrahmani, Bismark. Kryetrajner: Shpëtim Idrizi

Gjyqtarë: Alban Shala, Granit Hyseni, Elvis Bicaj, Bardh Ajeti

Stadiumi: “Bajram Aliu” – Skenderaj

Gjilani – Besa 1-0

Pamje nga ndeshja ndërmjet Gjilani dhe Besës

– Mbyllet ndeshja!

90+4′ Ardi Tahiri (Bes) gjuan me kokë në mënyrë fantastike, por pret Enea Koliqi në mënyrë fantastike.

90′ Dren Idrizi (Bes) ndëshkohet me karton të verdhë!

+4 minuta shtesë!

86′ Zëvendësim te Gjilani: Shend Kelmendi inkuadrohet në vend të Darko Nikaç.

84′ Besar Musolli (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!

80′ Zëvendësim te Besa: Dren Idrizi inkuadrohet në vend të Diar Halilit.

72′ Zëvendësime te Gjilani: Gramoz Kurtaj dhe Darko Nikaç inkuadrohen në vend të Muhamed Useinit dhe Arbër Çyrbës.

65′ Gerhard Progni (Gjil) gjuan nga distanca, por pret Agron Kolaj.

60′ Zëvendësim te Gjilani: Keita Aziz inkuadrohet në vend të Ardit Hilës.

60′ Zëvendësim te Besa: Ardi Tahiri inkuadrohet në vend të Matheus de Paula.

60′ Muhamed Useini (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!

57′ Ivan Fustar (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!

54′ Edison Kqiku (Gjil) gjuan nga afërisa, por pranë portës.

52′ Gerhard Progni (Gjil) gjuan nga ndërprerja, por topi ndalet nga traversa.

51′ Breno (Bes) ndëshkohet me karton të verdhë!

48′ Ardit Hila (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!

– Starton pjesa e dytë!

*Zëvendësime te Besa: Donart Shqerolli dhe Etnik Bruti inkuadrohet në vend Gentrit Salihut dhe Arbër Maznikollit.

salihu maznikolli bruti

– Mbyllet pjesa e parë!

45+1′ GOOOL | Matheus de Paula (Bes) në tentim për ta larguar topin ka goditur në portën e tij, pas harkimit të Jackson Ferreiras të Gjilani dhe i ka sjellur vendasve epërsinë e parë 1-0.

+1 minutë shtesë!

38′ Redon Syla (Bes) gjuan nga afërsia, por topi shkon pranë portës.

14′ Matheus De Paula (Bes) gjuan brenda zonës, por pret ‘gardiani’ Enea Koliqi.

12′ Edison Kqiku (Gjil) kalon edhe ‘gardianin’ Agron Kolaj, por goditja e tij përfundon fare pranë shtyllës pingule.

10′ Ivan Fustar (Gjil) gjuan nga distanca, por pret Agron Kolaj.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliqi, Sorsa, Rapa, Fustar, Jackson, Useini, Musolli, Hila, Çyrbja, Kqiku, Progni. Kryetrajner: Sallah Sherifi

Besa: Kolaj, Sekic, Halili, Rajovic, Salihu, Xhaka, Maznikolli, Syla, Breno, Matheus, Lucas. Kryetrajner: Jerome Klein

Gjyqtarë: Burim Jahmurataj, Lumturie Muhadri, Benon Këpuska, Besfort Kasumi

Stadiumi i qytetit – Gjilan

/Gazeta Sheshi/