Ballkani ‘shpartallon’ rumunët e Viirtolu, Munishi takohet me legjendën George Hagi

Kampionët e vjeshtës në futbollin e Kosovës, skuadra e Ballkanit e ka zhvilluar ndeshjen e radhës miqësore në përgatitjet në Turqi.

Suharekasit janë ndeshur me skuadrën rumune, Viitorul.

Ballkani shfaqi formë të lartë në këtë duel, duke e fituar atë me rezultat të thellë, 4:1.

Golat i realizuan Artur Magani, Arbër Prekazi, Visar Berisha dhe Arbër Hoxha.

ImageEdhe në këtë duel, kampioni vjeshtor i elitës ka treguar paraqitje fantastike.

Ndeshjen ndaj ekipit Viirtolu, trajneri Ismet Munishi e shfrytëzoi edhe për një takim me legjendën e futbollit rumun, George Hagi.

Takimin me Hagin ishte nder për trajnerin kampion vjeshtor të elitës.

“Kenaqesi dhe nder i veçante ishte sot takimi dhe me George Hagi qe ishte lojtar fantastik dhe emer i madh i futbollit rumun”, shkroi Munishi në Facebook.

Image