Ballkani merr mbrojtësin e Llapit, por zyrtarizimi ende mungon

Ballkani dhe Llapi janë përballur në një ndeshje miqësore dje në Suharekë.

Rezultati pas 90 minutave ishte i barabartë 2-2 me dy skuadrat që zhvilluan lojë shumë të mirë.

Ajo që ra në sy ishte se për Ballkanin u paraqit edhe mbrojtësi Egzon Sinani që së fundmi ka qenë pjesë e Llapit, shkruan Gazeta Sheshi.

Sinani ka luajtur në këtë takim, por Ballkani ende nuk e ka prezantuar zyrtarisht atë.

Besohet se therandasit prezantimin e lojtarit do ta bëjnë gjatë këtyre ditëve.

/Gazeta Sheshi/