Ballkani – Jagiellonia, mbyllet ndeshja miqësore me rezultat të ‘çmendur’

Ballkani i Therandës e ka zhvilluar miqësoren e tretë në Antalia të Turqisë, aty ku po i kryen përgatitjet për stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampionët e vjeshtë kanë barazuar me skuadrën nga Polonia, Jagiellonia me rezultat 3:3.

Golat për skuadrën kosovare i shënuan Arbër Prekazi, Arbër Hoxha dhe Ablin Berisha.

Kjo është miqësorja e tretë e skuadrës së trajnerit Ismet Munishi në Antalia.

Në ndeshjen e parë, Ballkani është mundur nga Tractori me shifrat 2:1, kurse në takimin e dytë barazoi me Zhetysu Taldykorgan (0:0).