Ballkani fiton mes ‘drithërimave’, ’89-shi i hakmerret Besës!

2381

Ballkani dhe Trepça ’89, kanë shënuar fitore identike në ndeshjet e xhiros së 23 të Superligës së Kosovës në futboll. Skuadra e Ballkanit e mposhti Drenicën të premten në Suharekë me rezultatin 2:1 derisa Trepça ’89 me rezultatin e njëjtë, triumfoi në udhëtim kundër Besës së Pejës, shkruan Gazetasheshi.com.

Arbër Hoxha (42’) e Bajram Jashanica (48’) shënuan për Ballkanin derisa golin e nderit për Drenicën e realizoi Dardan Rogova (86’). Me këtë fitore, Ballkani kthehet përkohësisht në pozitën e parë në tabelë me 48 pikë të mbledhura dhe një ndeshje më shumë të zhvilluar se Drita. Ndërsa, Drenica mbetet e parafundit në tabelë me 24 pikë.

Me golat e Robert Rrahmanit (24’) e Muharrem Jasharit (63’), Trepça ’89 mori tri pikë të vlefshme ndaj Besës së Pejës, ekip për të cilin shënoi gol Diar Halili (57’). Besa mbetet në pozitën e fundit në tabelë me shtatë pikë derisa Trepça ’89 është e pesta me 31 pikë të mbledhura.

Gazeta “Sheshi” ju transmeton në mënyrë kronologjike raportin e dy ndeshjeve:

BALLKANI – DRENICA 2-1

– Mbyllet ndeshja!

+4 minuta shtesë!

90′ Damir Luljanovic (Ball) ndëshkon me karton të verdhë!

86′ GOL! Dardan Rugova (Dre) me parabol realizon një gol të bukur për ta ngushtuar rezultatin 2-1.

82′ Zëvendësime te Ballkani: Arbër Shala dhe Ramiz Bytyqi inkuadrohen në vend të Arbër Hoxhës dhe Blendi Baftiut.

81′ Blend Baftiu (Ball) gjuan brenda zonës, por topi shkon fare pranë portës.

80′ Meriton Korenica (Ball) gjuan nga distanca, por topi shkon mbi portë.

72′ Zëvendësim te Ballkani: Arbër Prekazi inkuadrohet në vend të Bajram Jashanicës.

62′ Nazmi Gripshi (Ball) gjuan nga distanca, por pret Arion Ymeri.

58′ Zëvendësim te Drenica: Dionis Cikani inkuadrohet në vend të Azem Bejtës.

57′ Zëvendësim te Ballkani: Nazmi Gripshi inkuadrohet në vend të Ermal Krasniqit.

47′ GOL! Bajram Jashanica (Ball) gjuan me kokë brenda zonës dhe realizon për 2-0.

46′ Ermal Krasniqi (Ball) gjuan pranë portës.

– Starton pjesa e dytë!

– Mbyllet pjesa e parë!

40′ GOL! Arbër Hoxha (Ball) me mjeshtëri gjuan me të djathtën dhe realizon për 1-0.

40′ Blend Baftiu (Ball) provon goditjen me kokë i vetëm me portën, por gjuan vetëm jashtë saj.

34′ Baton Zabërgja (Dre) gjuan me të majtën, por vetëm pranë portës.

13′ Armend Thaqi (Ball) ndalet brenda zonës nga mbrojtësi Gentrit Dumani, ndërkohë që vendasit protestojnë ashpër duke kërkuar penalti.

12′ Armend Thaqi (Ball) gjuan me të djathtën pranë zonës, por pret Arion Ymeri.

08′ Kreshnik Uka (Dre) gjuan me volej jashtë zonës, por në fundore e dëbon topin ‘gardiani’ Damir Luljanovic.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Luljanovic, Thaqi, Sinani, Jashanica, Potoku, Kuç, Baftiu, Korenica, Hoxha, Krasniqi, Daku. Kryetrajner: Bledi Shkëmbi

Drenica: Ymeri, Dumani, Gjoni, Qaqi, Bejta, Frashëri, Ramadani, Elshani, Rapo, Uka, Zabërgja. Kryetrajner: Bledar Devolli

Gjyqtarë: Dardan Çaka, Fatmir Abrashi, Taulant Ibërdemaj, Bardh Ajeti

Stadiumi i qyteti në Suharekë

BESA – TREPÇA ’89 1-2

– Mbyllet ndeshja!

+5 minuta shtesë!

90′ Zëvendësim te Trepça ’89: Gustavo Carbonieri inkuadrohet në vend të Nikson Memajt.

89′ Ardian Muja (T’89) gjuan brenda zonës, por pret Agron Kolaj.

78′ Zëvendësim te Besa: Festim Haxhiu inkuadrohet në vend të Diar Halilit.

77′ Ardian Muja (T’89) ndëshkohet me karton të verdhë!

72′ Zëvendësime te Besa: Erion Morina dhe Bekim Maliqi inkuadrohen në vend të Gentrit Salihut dhe Ardi Qorri.

68′ Muharrem Jashari (T’89) ndëshkohet me karton të verdhë!

62′ GOL! Muharrem Jashari (T’89) gjuan me të majtën nga largësia dhe realizon një gol tejet të bukur për ta rikthyer rezultatin 1-2.

57′ GOL! Diar Halili (Bes) gjuan me kokë dhe realizon për ta barazuar rezultatin 1-1.

53′ Etnik Brruti (Bes) ndëshkohet me karton të verdhë!

– Starton pjesa e dytë!

– Mbyllet pjesa e parë!

+2 minuta shtesë!

38′ Ethmane (Bes) gjuan me të djathtën, por goditja e tij shkon fare pranë portës.

37′ Mohamed Darwish (T’89) gjuan me volej mbi portë.

28′ GOL! Robert Rrahmani (T’89) vepron bukur brenda zonës, gjuan me të majtën dhe realizon për 0-1.

22′ Diar Halili (Bes) ndëshkohet me karton të verdhë!

21′ Sadat Berisha (T’89) ndëshkohet me karton të verdhë!

20′ Adenis Shala (T’89) ndëshkohet me karton të verdhë!

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Besa: Kolaj, Hana, Halili, Ajdini, Xhaka, Salihu, Brruti, Syla, Qorri, Ethmane, Tahiri. Kryetrajner: Leutrim Krasniqi

Trepça ’89: Tofiloski, Ard.Muja, Berisha, Mashau, Dedija, Jashari, Ademi, Darwish, Memaj, Shala, Rrahmani. Kryetrajner: Shpëtim Idrizi

Gjyqtarë: Malsor Ajeti, Alban Ejupi, Bajram Kabashi, Valbon Hoxha)

Stadiumi: “Tahir Vokshi” – Pejë

/Gazeta Sheshi/