Ballkani e ‘rehaton’ edhe Minatorin, ja rezultati dhe golashënuesit e miqësores

Ballkani ka triumfuar në miqësoren e nëntë parasezonale teksa e ka mposhtur ekipin e Minatorit që bën gara në Ligën e Dytë me rezultat bindës 3-0, raporton Gazetasheshi.com.

Visar Berisha, Besnik Krasniqi dhe Jetmir Topalli lanë ‘firmën’ e tyre në triumfin e rradhës të “portokallinjëve”.

Ballkani padyshim se është ekipi më hiperaktiv në parasezonalen e edicionit 2019/20, teksa ka arritur ti zhvillojë nëntë miqësore dhe ti transferojë dhjetë futbollistë.

Deri më tani klubi nga Therranda ka afruar në rradhët e veta futbollistëtEdmond Turku, Kushtrim Gashi, Arbër Hoxha, Durim Gashi, Flamur Gashi, Albin Berisha, Albin Kapra, Egzon Sinani, Artur Magani, Bleron Sekiraqa

Po ashtu nga dera e pasme janë larguar edhe disa futbollistë të tjerë si Dardan Jashari, Ilir Gegaj, Leutrim Gashi, Gentian Elezaj, Leart Emini, Ledjon Muçaj, Almir Ajzeraj (Rikthehet pas huazimit nga KF Skënderbeu), Borche Manevski, Aldin Adzovic

/Gazeta Sheshi/