Ballkani e kërcënon Dritën para duelit të së mërkurës!

Dueli ndërmjet Ballkanit dhe Dritës është njëri ndër duelet më interesante të rrethit të dytë të DigitAlb Kupës së Kosovës, shkruan Gazetasheshi.com.

Njëra nga këto dy skuadra do ti thotë lamturmirë aventurës së kompeticionit të dytë për nga rëndësia në vendin tonë, teksa në Therrandë janë të bindur që do të vazhdojnë rrugëtimin deri në finale.

‘Portokallintë’ përmes faqes zyrtare kanë shprehur haptazi ambicjet për fitimin e këtij kompeticioni, duke paralajmëruar ekipin ‘bardhekaltër’ në këtë mënyrë:

“FC Ballkani në sezonin paraprak ka lënë një mision të pa përmbushur, duke e mbaruar aventurën për kupë në gjysmë finale, kësaj radhe Kapiteni Visar Berisha me shokë, e në veçanti me tre musketarët janë të etur që të rrëmbejnë këtë titull me renome në vendin tonë, andaj do të bëjnë çmos për të filluar mbar këtë garë kundrejt FC Drita.
Klubi jonë nuk ka plan B, vetëm fitorja është opsion”, shkruan faqja zyrtare e Ballkanit.

Reload … Digjitalb Kupa e Kosovës FC Ballkani në sezonin paraprak ka lënë një mision të pa përmbushur, duke e mbaruar…

Posted by FC Ballkani on Monday, November 25, 2019

 

Theksojmë se kjo ndeshje do të zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 12:30.

/Gazeta Sheshi/