Ballkani dhe Prishtina fitojnë me ‘poker’ ndaj rivalëve të tyre

Kampionati elitar ka ulur siparin e javës së 13-të, teksa me dy ndeshjet e ditës së diel i është vënë ‘kapaku’ kësaj xhiro, shkruan Gazetasheshi.com.

Ballkani ka triumfuar më lehtë se që është pritur përballë Llapit, teksa ka kryer punë brenda 45 minutave. Nazmi Gripshi me dy gola, Ermal Krasniqi dhe Mirlind Daku me nga një tjetër në fitoren e nëntë kampionale të “portokallinjëve”.

Elvis Prençi dhe Ahmed Januzi realizuan për llapjanët që mos të bëhen krejtësisht ‘hor’ në këtë takim.

Skuadra e Ismet Munishit vazhdon të qëndrojë në pozitën e parë të renditjes tabelare, tashmë me 29 pikë të grumbulluara, ndërkohë Llapi mbetet në pozitën e nëntë me vetëm tetë pikë të tubuara.

Fitore me rezultat identik ka realizuar edhe Prishtina, e cila në “Fadil Vokrri” të kryeqytetit mposhti Trepçën ’89.

Sabien Lilaj, Leutrim Kryeziu, Besnik Krasniqi dhe Gauthier Mankenda realizuan për skuadrën e Zekirija Ramadanit, e cila tashmë me 18 pikë renditet në pozitën e katërt të renditjes tabelare.

Ndërkohë, golat e Sie Bissmark dhe Arbnor Mujës nuk e ndihmuan Shpëtim Idrizin dhe skuadrën e tij të shmangin humbjen e shtatë sezonale.

Gazeta “Sheshi” jus jell raportet e këtyre dy ndeshjeve në mënyrë të detajuar:

Prishtina – Trepça ’89 4-2

– Mbyllet ndeshja!

90+1′ Leutrim Kryeziu (Pri) gjendet i vetëm me ‘gardianin’ Prince Marley, i cili e pret goditjen e tij.

+3 minuta shtesë!

90′ Zëvendësime te Prishtina: Albin Prapashtica dhe Behar Maliqi inkuadrohen në vend të Lorik Boshnjakut dhe Leonit Abazit.

84′ Zëvendësim te Prishtina: Mërgim Pefqeli inkuadrohet në vend të Gauthier Mankendës.

75′ Zëvendësime te Trepça ’89: Robert Rrahmani dhe Milot Avdyli inkuadrohen në vend të Arbnor Mujës dhe Ervin Kacar.

72′ GOOOL… Arbnor Muja Muja (T’89) gjendet bukur brenda zonës, teksa realizon me lehtësi për ta ngushtuar rezultatin 4-2.

70′ Zëvendësim te Prishtina: Qëndrim Zyba inkuadrohet në vend të Sabien Lilajt.

68′ Sie Bissmark (T’89) ndëshkohet me karton të verdhë!

67′ GOOOL… Gauthier Mankenda (Pri) gjuan brenda zonës dhe me devijimin e mbrojtes mysafire realizon për 4-1.

66′ Debatik Curri, ndihmëstrajner i FC Prishtinës ndëshkohet me karton të verdhë!

63′ GOOOL… Besnik Krasniqi (Pri) lanson një super goditje nga largësia, teksa përplas topin për rrjete, 3-1.

60′ Zëvendësim te Prishtina: Kreshnik Nebiu inkuadrohet në vend Mashau.

59′ Lumbardh Dellova (Pri) ndëshkohet me karton të verdhë!

58′ Endrit Krasniqi (Pri) gjuan nga largësia, por Mashau i largon topin nga porta, pasi që ‘gardiani’ Prince Marley kishte lëshuar portën.

– Starton pjesa e dytë!

* Zëvendësim te Trepça ’89: Muhamed Darwish inkuadrohet në vend të Valon Dedija.

– Mbyllet pjesa e parë!

45+1′ GOOOL… Sie Bismark (T’89) përfiton nga një pakujdesi e Leutrim Bekteshit dhe Eglant Haxhos dhe realizon me parabolë, 2-1.

+1 minutë shtesë!

32′ Zekirija Ramadani, kryetrajner i FC Prishtina ndëshkohet me karton të verdhë!

27′ GOOOL… Leutrim Kryeziu (Pri) e dërgon topin drejt rrjetës për ta dyfishuar epërsinë e kryeqytetasve, 2-0.

17′ Endrit Krasniqi (Pri) gjuan nga goditja e dënimit, por pret Prince Marley.

16′ Mashau (T’89) ndëshkohet me karton të verdhë!

12′ GOOOL… Sabien Lilaj (Pri) e dërgon topin drejt rrjetës nga penaltia, 1-0.

11′ Rilind Nimani (T’89) ndëshkohet me karton të verdhë!

11′ Rilind Nimani (T’89) luan brenda zonës me dorë dhe gjyqtari kryesor Mervan Bejtullahu akordon penalti.

10′ Gauthier Mankenda (Pri) ndëshkohet me karton të verdhë!

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Haxho, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Lilaj, E.Krasniqi, Abazi, Mankenda, Kryeziu. Kryetrajner: Zekirija Ramadani

Trepça ’89: Prince; Kaçar, Mashau, Berisha, Dedia, Jashari, Nimani, Arb.Muja, Shala, Ard.Muja, Bismark. Kryetrajner: Shpëtim Idrizi

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Bujar Selimaj, Fatlum Jashari, Vigan Ibërdemaj

Stadiumi: “Fadil Vokrri” – Prishtinë

Ballkani – Llapi 4-2

– Mbyllet ndeshja!

90+3′ Mevlan Zeka (Ball) realizon brenda zonës, por goli i anulohet për shkak të pozitës jashtëloje.

+5 minuta shtesë!

85′ Zëvendësim te Ballkani: Ramiz Bytyqi inkuadrohet në vend të Nazmi Gripshit.

79′ GOOOL… Ahmed Januzi (Llap) gjendet bukur brenda zonës dhe me një goditje të fuqishme realizon për 4-2.

78′ Mirlind Daku (Ball) gjuan drejt portës, por pret Stefan Hoffman.

77′ Zëvendësim te Ballkani: Mevlan Zeka inkuadrohet në vend të Ermal Krasniqit.

75′ Kushtrim Gashi (Ball) gjuan nga distanca, por pret Stefan Hoffman.

73′ Zëvendësim te Llapi: Adonis Aliu inkuadrohet në vend të Engjëll Hotit.

62′ Zëvendësim te Ballkani: Meriton Korenica inkuadrohet në vend të Blend Baftiut.

59′ Ermal Krasniqi (Ball) gjuan plogësht, teksa pret goditjen e tij Stefan Hoffman.

52′ GOOOL… Elvis Prençi (Llap) realizon me kokë pas harkimit të Kastriot Selmanit, 4-1.

51′ Bujar Idrizi (Llap) gjuan nga distanca, por pret Armend Rugji.

50′ Mirlind Daku (Ball) godet shtyllën pingule nga jashtë zonës.

* Zëvendësime te Llapi: Ahmet Haliti, Valmir Veliu dhe Kastriot Selmani inkuadrohen në vend të Ardit Peposhit, Alban Ramadanit dhe Muhamed Hysenit.

– Mbyllet pjesa e parë!

+1 minutë shtesë!

45′ GOOOL… Mirlind Daku (Ball) përfiton nga një reagim katastrofal i mbrojtjes vendase dhe realizon për 4-0.

38′ GOOOL… Nazmi Gripshi (Ball) pasi shmanget bukur brenda zonës nga Ardit Peposhi realizon për rezultatin 3-0.

32′ Ahmed Januzi (Llap) gjuan brenda zonës, por pret Armend Rugji.

23′ GOOOL… Ermal Krasniqi (Ball) përfiton në maksimum nga një pasim i Blendi Baftiut dhe realizon brenda zonës për 2-0.

18′ Ermal Krasniqi (Ball) i vetëm me ‘gardianin’ Stefan Hoffman humbet betejën, pasi që ‘gardiani’ afrikan e pret goditjen e tij.

17′ Elvis Prençi (Llap) gjuan me kokë, por vetëm mbi portë.

12′ GOOOL… Nazmi Gripshi (Ball) përfiton nga një gabim i mbrojtjes vendase dhe realizon brenda zonës për 1-0.

11′ Engjëll Hoti (Llap) gjuan nga distanca, por pret me mund Armend Rugji, i cili e dëbon topin në fundore.

11′ Muhamed Hyseni (Llap) gjuan me kokë, por Bajram Jashanica largon nga vija e portës.

07′ Bajram Jashanica (Ball) gjuan me kokë, por pret Stefan Hoffman.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Rugji, Thaqi, Sinani, Jashanica, Potoku, Gashi, Kuç, Baftiu, Gripshi, Krasniqi, Daku. Kryetrajner: Ismet Munishi

Llapi: Hoffman, Emini, Idrizi, Prençi, Peposhi, Shabani, Al.Ramadani, Hoti, Sadriu, Hyseni, Januzi. Kryetrajner: Tahir Batatina

Gjyqtarë: Dardan Çaka, Fatlum Berisha, Granit Hyseni, Burim Jahmurataj

Stadiumi i qytetit – Suharekë

/Gazeta Sheshi/