Ballafaqimet e skuadrave të “pa shpresa” në Superligë

Dje janë zhvilluar tri ndeshje të Superligës. Feronikeli ka fituar derbin ndaj Prishtinës minimalisht, 1:0.

Hajvalia ka ‘kiksuar’, duke luajtur pa gola me Dritën në shtëpi, derisa Drenica ka marrë tri pikë të mëdha në duel me Lirinë.

Ndërkohë, sot do të luhen tri takime tjera. Të gjitha ekipet që do të sfidohen sot thuajse i kanë synimet e ‘vyshkura’ përveç Vushtrrisë.

Besa e Trepça ‘89 që duelojnë në Pejë kanë pak gjasa për titull, andaj do të luajnë pa ndonjë presion, shkruan Gazeta Sheshi.

Njëjtë do të luajë edhe Gjilani përballë Istogut që e ka jashtëzakonisht të vështirë mbijetesën, për të mos thënë të pamundur.

Edhe Llapi që humbi hapin për titull do të luajë pa ngarkesë me Vushtrrinë që megjithatë një fitore do t’i shërbente shumë.

Ndeshjet fillojnë nga ora 14:00.

Raiffeisen Superliga – Java 25

Hajvalia – Drita 0:0

Feronikeli – Prishtina 1:0

Drenica – Liria 2:0

E diel

Besa – Trepça ‘89

Gjilani – Istogu

Llapi – Vushtrria