Baliqi thotë se kjo skuadër është në rrezik për rënie nga Superliga

Tri nga gjashtë ndeshje të Superligës së Kosovës, në xhiron e 22-të janë zhvilluar tashme.

Këtë fundjavë, skuadra e Ferizajit ka mposhtur thellësisht Trepçën 89 me rezultat 4:0.

Ish-futbollisti i mirënjohur, Emin Baliqi ka treguar se skuadra e ‘minatorëve’ është në rrezik për rënie nga Superliga.

“Tashmë skuadra e 89-shit është në rrezik, ndërsa Ferizaj po rikthehet në binarë ngadalë”, ka thënë Baliqi në RTK.

“Vetëm në pesë minutat e parë ishin pak më të mirë, por më pas ishin dobët”, vlerësoi ai.

“Kanë mungesë liderësh, të cilët i kanë pasur në vitet e kaluara”, shtoi Emin Baliqi.