Bale: “Na thanë jemi skuadra më e mirë në botë dhe ne ua treguam se kush është Real Madridi”

132

Gareth Bale u shfaq përpara mediave pas fitores madhështore në Camp Nou:

“Nëse donim të fitonim kampionatin, kjo ishte një ndeshje që duhej të fitonim me patjetër. Asnjëherë nuk mund t’a dini, futbolli u bën gjëra interesante skuadrave kur humbisni. Asnjëhere nuk mund t’a dini se çfarë mund të ndodhë. Gjithçka që u duhet atyre është disa rezultate te këqija dhe ne kishim nevojë për disa të mira që të riktheheshim.”

“Gjëja më e rëndësishme ishte që ne ndërtuam vetëbesimin për pjesën e mbetur të sezonit. Ka akoma Champions League, kompeticion të cilin ne shkojmë t’a fitojmë. Ndoshta fakti që jemi jashtë Copa Del Reyt na ka ndihmuar pak, sepse kemi patur më pak ndeshje. Tani ndjehemi të fortë dhe me plotë vetëbesim.”

“Pa dyshim e dimë që nëse sulmon Barcelonën, ata nuk janë skuadra defenzive më e mirë në botë. Barelona pohon që është ekipi më i mirë në botë dhe ne i mposhtëm ata në stadiumin e tyre. Tentova të sigurohem që as të mos e prekë atë (Alban) sepse di se si janë gjyqtarët Spanjoll.”