Bale luan me çorape të grisura

306

Gareth Bale ka lënë prapa lëndimin derisa është paraqitur në sfidën e fundjavës, në të cilën Real Madrid e fitoi bindshëm ndaj Celta Vigos (7-1). Mirëpo, një gjë e cila ra në sytë e të pranishmëve ishin çorapet e grisura të uellsianit, që siç duket nuk i ka bërë pa qëllim, transmeton Gazeta Sheshi.

Për shkak të presionit të madh që lirijonë çorapet, mjekët e klubit u detyruan ti grisnin me qëllim në mënyrë që të depërtonte ajri, që do u jepte më shumë liri muskujve të tij edhe ashtu të dëmtuara.

Kjo praktikë është përdoru për të vetmin qëllim, lirinë e këmbëve të futbollistit që së fundmni ka patur shumë lëndime.

/Gazeta Sheshi/