Bale është OK!

70

Lajme të mira vijnë nga infermiera për trajnerin e Real Madrid-it, Zinedine Zidane. Në duelin e së shtunës ndaj Celta Vigos, francezi do mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesit uellsian Gareth Bale, që ka munguar për më shumë se një muaj në formacionin e madrilienëve.

“Bale do të futet në listën e lojtarëve për ndeshjen e nesërme dhe është mirë të shohim çështjen e tij. E rëndësishme është që ai do të jetë me skuadrë. Une nuk shikoj ndeshjen e së martes, gjëja me e rëndësishme është që nesër të bejmë një ndeshje të mirë. Të gjithë lojtarët duhet të jenë të rëndesishëm dhe të gatshëm”, theksoi Zizu.

Rikthimi i uellsianit Bale, pritet tu japë fund kritikave të ardhura drejt tij, pasi që këtë sezonë një pjesë të madhe të kohës e ka kaluar në infermieri.