Bale është çmendur: Fitojmë në Camp Nou, fitojmë La Ligën

90

Gareth Bale është shprehur se Real Madridi ka shanse shumë të mira që ta fitojë La Ligën në rast se arrijnë të marrin tre pikë në “Camp Nou”.

Anësori i Reali, Gareth Bale, është i fokusuar vetëm për fitore.

Në një konferencë për media para El Clasicos, Bale është shprehur se skuadra e tij ka mundësi të mira që të fitojnë në Camp Nou.

“Mendoj që çdo gjë është e mundur. Jemi 10 pikë prapa, por La Liga nuk ka përfunduar. Nëse fitojmë në ‘Camp Nou’ atëherë çdo gjë është e mundur”, është shprehur Bale.

“Të shtunën do të jetë një ndeshje për t’u shijuar. Ata janë një skuadër fantastike derisa presin një të tillë në ‘Camp Nou’, kështu që do të ketë spektakël për gjithë tifozët”, ka thënë më tej Bale.