Balaj bëhet “hero” për Sturm Grazin

Bekim Balaj ia ka dhuruar ekipit të tij fitoren kundër Tirolit në Bundesligën e Austrisë.

Sturm Grazi fitoi me rezultat 1-0, me golin e sulmuesit shqiptar në minutën e 76-të të ndeshjes, derisa asistues ishte mesfushori Jakob Jantscher.

Me këtë fitore, Sturm Grazi renditet në pozitën e katërt të tabelës me 15 pikë.