Bajrami merr pikën e parë si trajner i Hajvalisë, ja çfarë thotë mbi luftën për mbijetesë

Hajvalia ka shkëputur një pikë mjaft të rëndësishme në luftën për mbijetesë, derisa ka ndarë pikët me Prishtinën në duelin e zhvilluar në Kizhnicë i cili përfundoi 0-0. Për trajnerin e skuadrës së Hajvalisë, Emin Bajrami, kjo pikë është mjaft e rëndësishme për tu kthyer futbollistëve të tij moralin dhe besimin, shkruan Gazeta Sheshi.

“Duke parë kualitetet e Prishtinës kemi vendosur të fokusohemi më shumë në repartin e mbrojtjes dhe përmes kundërsulmeve të rrezikojmë portën kundërshtare. Kemi patur disa mundësi të mira shënimi sidomos në fundin e lojës por na mungoi finalizimi. Sidoqoftë jam i kënaqur me angazhimin e treguar nga futbollistët e mi dhe besoj se kjo pikë do ua ngris moralin dhe do ua kthej besimin e humbur”, ka deklaruar Bajrami për Super Sport Kosovën pas ndeshjes.

Hajvalia tani ngritet në kuotën e 7 pikëve, derisa duelin e rradhës e zhvillon ndaj Trepçës, rivalit të drejpërdrejt për mbijetesë.

/Gazeta Sheshi/