Bajram Zuqaku i jep fund aventurës me Vllazninë dhe flet për të ardhmen e tij!

Pas gjashtë muajsh të kaluara te Vllaznia, sulmuesi vushtrrias Bajram Zuqaku mbyll edhe zyrtarisht aventurën në Pozheran, raporton Gazetasheshi.com.

Lajmin e ka konfirmuar futbollisti, i cili në një prononcim për Gazetën SHESHI deklaroi se ka mbyllur marrëveshjen me Vllazninë dhe tani është në shqyrtim të ofertave për të ardhmen e tij.

“Po, është e vërtetë që kam përfunduar marrëveshjen me Vllazninë e Pozheranit dhe tani jam lojtarë i lirë. Më kanë kontaktuar disa klube, por nuk ka diçka konkrete rreth të ardhmes time dhe jam në shqyrtim të çdo lloj oferte që do vjen në adresën time”, deklaroi ish-‘gladiatori’ Maxhuni.

Përveç Vushtrrisë dhe Vllaznisë, Zuqaku ishte edhe për gjashtë muaj pjesë e Onixit nga Banja.

Fotografia e Bajram ZuqakuZuqaku ishte pjesë e Vushtrrisë kur ky ekip u shpall kampion në edicionin 2013/14.

/Gazeta Sheshi/