Bahri Kera: Nuk munda të përmbahesha, por gjithesi i kuptoj tifozët dhe kam respekt për ta

300

Bahri Kera, mesfushori i skuadrës së Gjilanit e ka braktisur fushën e lojës me lot në sy, derisa gjatë zëvendësimit të tij, disa tifoz vendas, dikur ish-pëkrahës të tij, e kanë vërshëllyer.

Mirëpo me të përfunduar ndeshja tifozë të shumtë i kanë dalë në krah mesfushorit vushtrrias dhe disa të tjerë i kanë kërkuar falje për sjelljen jo të mirë të tyre në stadium gjatë të ndeshjes te se premtes.

Vetë protagonisti Kera flet për ekskluzivisht për Gazetën Sheshi se si është ndjerë në ato momente.

“Ishte një moment shumë i vështirë për mua. Nuk arrita të përmbahem dhe shpërtheva në lot. Normalisht se nuk u ndjeva mirë edhe për gjendjen në të cilën ndodhet klubi im i fëmijerise e edhe për tifozët që i kuptoj plotësisht, për të cilët kam respekt të veqantë. Shfrytëzoj rastin t’i falenderoj për përkrahje”, theksoi Kera.

Çeliku i mesfushës gjilanase ka folur edhe për fitoren – ka thene qe eshte me rëndësi që e regjistroi skuadra e tij dhe luftën për titullin kampion.

“Kemi bërë një hap bukur të madh drejt titullit kampion. Na mbetet shumë punë, mirëpo besojmë se në fund do arrijmë t’i kurorëzojmë objektivat e klubit”, përfundoi Kera.

Kera kishte fituar titullin me skuadrën e Vushtrrisë dy sezone më parë, derisa në atë kohë mbante emrin Llamkos Kosova. Mesfushori vushtrrias është tansferuar këtë edicion tek skuadra e Gjilanit, me të cilën është në rrugë të mirë për ta fituar sërish titullin. /Gazeta Sheshi/