Baftiu dhe Ballkani e duan titullin, ’89-shi me një këmbë në Ligën e Parë, ja rezultatet e ditës

Ballkani e ka vazhduar formën fantastike të ndeshjeve të fundit. Skuadra nga Suhareka ka realizuar fitore tejet të rëndësishmë në udhëtim te Feronikeli, duke e mposhtur me rezultat minimal 1:0 dhe duke ngushtuar diferencën me lideren Drita, pas barazimit të këtyre të fundit dje nga Prishtinës 1:1, raporton Gazetasheshi.com.

Goli që vulosi fatin e kësaj ndeshje u shënua nga Blend Baftiu (33’), i cili shkoi në kuotën e 18 golave këtë edicion dhe është fare pranë fitimit të ‘Këpucës së Artë’.

Djemt e Ismet Munishit vazhdojnë të kenë shpresat te titulli, pasi gjenden vetëm tre pikë larg Dritës në vendin e parë, me nga 62 respektivisht 65 pikë. Ndeshja e ardhshme e Ballkani është ndaj Prishtinës në Suharekë, ndërsa Drita përballet me Gjilanin.

Ajo që është dukur si ndeshje e lehtë për Trepçën ’89, përballja me skuadrën e fundit në tabelë, Dukagjini, ka dalë krejt e kundërta.

Skuadra nga Klina ka mposhtur në shtëpi ‘xehtarët’ 3:2, duke i bërë këta të fundit të mendojnë për Ligën e Parë tashmë.

Kur kanë mbetur edhe tre ndeshje për t’u zhvilluar, Trepça ’89 tubon 35 pikë në pozitën e nëntë, tre më pak se Drenica që renditet e teta, pozitë kjo që të shpëton nga rënia një kategori më poshtë.

Llapi nuk ka lejuar befasi në ndeshjen direkte sa i përket mbijetesës.

Kastriot Selmani (59’) ishte vendimtar me golin e shënuar në këtë sfidë.

Ekipi që drejtohet nga Tahir Batatina zë vendin e gjashtë me 42 pikë, teksa prishtinasit me 40 pikë mbajnë vendin e shtatë.

Ndërkohë, Ferizaj ka triumfuar ndaj Vushtrrisë në ndeshjen e dy ekipeve tashmë të larguara nga elita.

🎯 Feronikeli – Ballkani 0-1

⏳ Mbyllet ndeshja!

⚠ 90+2′ Keith Groeneveld (Fer) ndëshkohet me karton të verdhë!

➕5⃣ minuta shtesë!

⏱ 84′ Blendi Baftiu (Ball) gjuan mbi portë nga afërsia.

⏱ 70′ Blend Baftiu (Ball) në mënyrën mjeshtërore gjuan nga jashtë zonës, por topi shkon mbi portë.

⏱ 65′ Mirlind Daku (Ball) gjuan me kokë mbi portë.

⚠ 62′ Lapidar Lladrovci (Fer) ndëshkohet me karton të verdhë!

⏱ 60′ Visar Berisha (Ball) gjuan me të djathtën nga jashtë zonës, por vetëm jashtë portës.

⏱ 57′ Argjend Malaj (Fer) lanson një goditje tejet të fuqishme, por pret ‘gardiani’ Armend Rugji.

⏱ 55′ Ermal Krasniqi (Ball) godet topin me kokë pas harkimit të Besnik Krasniqit, por topin e ndal Florian Smakiqi në dy kohë.

⏱ 50′ Mevlan Zeka (Fer) gjuan me kokë, por pret Armend Rugji.

⏱ Starton pjesa e dytë!

⌛ Mbyllet pjesa e parë!

➕2⃣ minuta shtesë!

⚽ 33′ Goool… Blend Baftiu (Ball) përfiton nga një gabim i mbrojtësit Ilir Berisha dhe me një goditje fantastike realizon për 0-1.

⏱ 22′ Visar Berisha (Ball) gjuan me kokë, por vetëm jashtë portës.

⏱ 18′ Mirlind Daku (Ball) nuk e dërgon drejt portës topin pas një goditje me kokë brenda zonës, duke lejuar topin të kalojë afër shtyllës pingule.

⏱ 02′ Mirlind Daku (Ball) gjuan me kokë, por jashtë portës.

⏱ Starton ndeshja!

📝 Formacionet zyrtare:

📍 Feronikeli: Smakiqi, Loshi, Lladrovci, Berisha, Hoxha, Dabiqaj, Thaqi, Bojku, Qorri, Gbowea, Zeka. 👨‍🏫 Kryetrajner: Afrim Tovërlani

📍 Ballkani: Rugji, Krasniqi, Berisha, Prekazi, Potoku, K.Gashi, Kuç, Baftiu, Krasniqi, Topalli, Daku. 👨‍🏫 Kryetrajner: Ismet Munishi

Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Imran Kabashi, Granit Hyseni, Alban Shala

🏟 Stadiumi: “Rexhep Rexhepi” – Drenas

🎯 Llapi – Flamurtari 1-0

⏳ Mbyllet ndeshja!

⚠ 90+4′ Kastriot Selmani (Llap) ndëshkohet me karton të verdhë!

⚠ 90+1′ Gentrit Begolli (Fla) ndëshkohet me karton të verdhë!

➕6⃣ minuta shtesë!

🚩 88′ Mërgim Pefqeli (Llap) gjuan me kokë dhe realizon, por goli i tij anulohet për pozitë jashtë loje.

⚠ 72′ Donat Hasanaj (Fla) ndëshkohet me karton të verdhë!

⚠ 68′ Bunjamin Emini (Llap) ndëshkohet me karton të verdhë!

⏱ 62′ Arbnor Ramadani (Llap) gjuan nga distanca, por pret Ardit Nika.

⚽ 58′ Goool… Kastriot Selmani (Llap) pasi krijon hapsirën brenda zonës, gjuan me të majtën dhe realizon për 1-0.

⏱ 54′ Kastriot Selmani (Llap) godet pingulen nga afërsia, duke mos e qëlluar portën e zbrazët.

⏱ 50′ Arbnor Ramadani (Llap) gjuan me të majtën, por vetëm mbi portë.

⏱ 47′ Shend Kelmendi (Fla) gjuan mbi portë nga jashtë zonës.

⏱ Starton pjesa e dytë!

⌛ Mbyllet pjesa e parë!

➕5⃣ minuta shtesë!

♻ 40′ Zëvendësim te Flamurtari: Donat Krasniqi inkuadrohet në vend të Melos Zenunajt.

🚑 38′ Melos Zenunaj (Fla) detyrohet ta braktis fushën e lojës për shkak të lëndimit.

⏱ 24′ Arbnor Ramadani (Llap) ‘shkarkon’ të majtën e tij, por pret me mund Ardit Nika.

⏱ 11′ Jasmin Raboshta (Llap) gjuan me kokë sërish, por këtë herë pret ‘gardiani’ Ardit Nika.

🚩 10′ Jasmin Raboshta (Llap) gjuan me kokë nga brenda zonës dhe realizon gol, por asistenti Elvis Bicaj ka sinjalizuar pozitë jashtëloje.

⏱ Starton ndeshja!

📝 Formacionet zyrtare:

📍 Llapi: Nava, Salihu, Idrizi, Prençi, Emini, Maliqi, Ramadani, Zhdrella, Selmani, Veliu, Raboshta. 👨‍🏫 Kryetrajner: Tahir Batatina

📍 Flamurtari: Nika, Maxhuni, Zenunaj, Zeqaj, Dumani, Zeqiri, Hasanaj, Shala, Boshnjaku, Maliqi, Kelmendi. 👨‍🏫 Kryetrajner: Sunaj Keqi

Gjyqtarë: Selim Isufi, Driton Preniqi, Elvis Bicaj, Shpëtim Murtezi

🏟 Stadiumi: “Zahir Pajaziti” – Podujevë

🎯 Dukagjini – Trepça ’89 3-2

⏳ Mbyllet ndeshja!

⚠ 90+3′ Laurant Marmullaku (Duk) ndëshkohet me karton të verdhë!

➕5⃣ minuta shtesë!

⏱ 85′ Mark Milicaj (Duk) gjuan nga distanca, por traversa, i’a mohon golin.

⚠ 81′ Leart Emini (T’89) ndëshkohet me karton të verdhë!

⏱ 80′ Mark Milicaj (Duk) kalon bukur ‘gardianin’ Erkan Spahija, por goditja e tij shkon vetëm jashtë portës.

⚽ 72′ Goool… Abu Kamara (Duk) përfiton nga një gabim i mbrojtjes vendase dhe realizon për 3-2.

⏱ 58′ Lassine Traore (T’89) gjuan nga distanca, por pret Altik Muhaxhiri.

⏱ Starton pjesa e dytë!

⌛ Mbyllet pjesa e parë!

⚽ 45+3′ Goool… Milot Avdyli (T’89) e qëllon pa dashje topin drejt portës së tij, derisa realizon autogol, 2-2.

➕2⃣ minuta shtesë!

⏱ 43′ Liridon Palushaj (Duk) gjuan me kokë fare pranë portës.

⚠ 37′ Elton Basriu (Duk) ndëshkohet me karton të verdhë!

⚠ 23′ Albion Pllana (T’89) ndëshkohet me karton të verdhë!

⏱ 17′ Milot Abdyli (T’89) gjuan brenda zonës, por topin e dërgon vetëm rrjetën e jashtme.

⚽❌ 15′ Arb Manaj (T’89) realizon brenda zonës, por goli anulohet për shkak që kisht shkaktuar faul më parë ndaj Elton Basriut.

⚽ 12′ Goool… Milot Abdyli (T’89) gjuan për mrekulli me këmbën e majtë nga distanca dhe realizon super gol për 1-2.

⚽ 11′ Goool… Arbër Shala (Duk) gjuan me të majtën drejt portës dhe e dërgon topin drejt rrjetës për ta barazuar rezultatin, 1-1.

⚠ 10′ Jeton Dushi (Duk) ndëshkohet me karton të verdhë!

⏱ 10′ Lassine Traore (T’89) gjuan nga distanca, pret portieri Altik Muhaxhiri.

⏱ 02′ Muharrem Jashari (T’89) gjuan sërish në drejtim të portës, por pret këtë herë ‘gardiani’ Altik Muhaxhiri.

⚽ 01′ Goool… Muharrem Jashari (T’89) pasi pranon një top të bukur brenda zonës nga Florent Abdylit, gjuan për mrekulli dhe realizon për 0-1.

⏱ Starton ndeshja!

📝 Formacionet zyrtare:

📍 Dukagjini: Muhaxhiri, Shala, Basriu, Syla, Palushaj, Doshlaku, Jashanica, Dushi, Milicaj, Merlaku, Kamara. Kryetrajner: Severin Elezaj

📍 Trepça ’89: Spahija, Aasare, Jeanjacques, Pllana, Dedia, Ahmeti, Jashari, Traore, Abdyli, Ardian Muja, Manaj. 👨‍🏫 Kryetrajner: Shpëtim Idrizi

📍 Gjyqtarë: Genz Nuza, Lumturie Muhadri, Meriton Berisha, Visar Kastrati

🏟 Stadiumi: “18 qershori” – Klinë

🎯 Vushtrria – Ferizaj 1-3

⏳ Mbyllet ndeshja!

➕5⃣ minuta shtesë!

⚽ 80′ Goool… Viktor Kuka (Fer) ka realizuar nga penaltia për ta rezultatin 1-3.

⚽ 63′ Goool… Filonit Shaqiri (Fer) realizon për t’i kaluar mysafirët në epërsi.

⚽ 50′ Goool… Albin Krasniqi (Fer) ka realizuar nga penaltia për ta barazuar rezultatin 1-1.

⏱ Starton pjesa e dytë!

⌛ Mbyllet pjesa e parë!

➕2⃣ minuta shtesë!

22′ Goool… Drilon Fazliu (Vush) realizon për t’i kaluar vendasit në epërsi, 1-0.

⏱ Starton ndeshja!

📝 Formacionet zyrtare:

📍 Vushtrria: Marly Prince, Mehmeti, Okonwo, Dumbia, Istrefi, Chinonso, Azemi, Sie, Dervishaj, Zabërgja, Fazliu. 👨‍🏫 Kryetrajner: Fitim Llapashtica

📍 Ferizaj: Blakqori, Halili, Qerkini, Hyseni, Kuka, Shaqiri, Sefa, Stojanovski, Krasniqi, Orana, Sadriu 👨‍🏫 Kryetrajner: Luan Qerkini

Gjyqtarë: Erdall Zasella, Safet Berisha, Visar Kelmendi, Isak Ceroviku

🏟 Stadiumi: “Ferki Aliu” – Vushtrri

/Gazeta Sheshi/