Bacca te rivali i Milanit

234

West Ham dhe Arsenal nuk janë të vetmet opsione ku mund të luajë edicionin e ri sulmuesi i Milanit, Carlos Bacca.

Edhe skuadra tjetër italiane, Napoli është i interesuar që ta transferojë futbollistin kolumbian.

Shitja e Baccas ështe mese e nevojshme për Milanin, pasi kinezët ende nuk kanë mbyllur marrëveshjen për ta blerë klubin.

Kësisoj, Radio KDF shkruan se Napoli i është ofruar Milanit për sulmuesin kryesor, i cili ka dëshirë të luajë në Ligën e Kampionëve. Napolitanët janë të gatshëm të paguajnë 30 milionë euro për Baccan, aq sa Milan e kishte blerë nga Sevilla, transmeton Gazeta Sheshi.

Dhe, kur kësaj i shtohet edhe dëshira e sulmuesit për të luajtur në “Champions”, atëherë nuk përjashtohet mundësia që kolumbiani të ndërrojë klub, por jo edhe kampionat.