Babai i Neymarit zënkë me Messi-n

128

Mardhëniet ndërmjet Neymar Jr dhe babit të tij nuk duken të jenë edhe aq të shëndosha kohët e fundit. Kjo pasi reprezentuesi brazilian dëshiron të qëndrojë në Barcelonë, përkundër se ai nuk po arrinë të fitojë asnjëherë protagonizmin e duhur, transmeton Gazeta Sheshi.

Babi i Neymarit sheh në Barcelonë një problem të madh i cili quhet Lionel Messi. Argjentinasi gjithnjë është në plan të parë tek skuadra blaugranase megjithë formën e mirë që ka kaluar Neymar Jr sezonin e fundit. Madje edhe atëherë kur braziliani është lojtari më i mirë në ndeshje protagonizmi kalon tek Messi.

Babai i Neymarit kërkon që i biri i tij të pranon ofertën e Manchester United, pasi aty do bëhej lojtari kryesor në skuadër. Derisa Neymar të luajë me Messin tek Barcelona, ai asnjëherë nuk do arrinë të fitoj Topin e Artë.

Mësohet nga mediumet spanjolle se tashmë babai i Neymar Jr, tashmë ka patur një zënkë me yllin argjentinas lidhur me protagonizmin e tij të tepruar tek Barcelona, që ka rezultuar disa herë me dhënien e penaltisë dhe disa elemente tjera altruizmi për brazilianin nga Messi.

Por, kjo si duket nuk mjafton, prandaj kështu si po shkojnë gjërat shumë lehtë mund të shohim një ndarje të parakohshme ndërmjet Neymarit dhe Barcelonës.

/Gazeta Sheshi/