Avdyli afër transferimit në kampionatin zviceran, bisedimet nisin së shpejti

26

Ylli i Trepçës ’89, Milot Avdyli është afër të përfundoj në kampionatin zviceran

Avdyli është në prova tek Aarau dhe ka lënë përshtypje të mira në dy ndeshje miqësore, madje ka shënuar gol ndaj Young Boys. Kurse ndaj Basel, ka luajtur për 45 minuta.

Ditëve në vijim pritet të fillojnë edhe negociatat mes Trepçës ’89 dhe klubit zviceran për transferimin e tij.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe presidenti i mitrovicasëve, Abedin Zeka.

“Miloti nesër përfundon provat te Aarau. Shpresoj që të arrijmë marrëveshje për transferimin e tij, unë do të isha shumë i kënaqur nëse futbollisti ynë do të luante në Zvicër” deklaroi presidenti i Trepçës ’89 Abedin Zeka për Indeksonline.