Avdijaj zgjedh numrin tek skuadra e tij e re Trabzonspori

Donis Avdijaj ka kompletuar transferimin te Trabzonspori ditë më parë.

Sulmuesi i Kosovës ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me skuadrën e madhe turke.

Lojtari tanimë ka filluar fazën përgatitore derisa ka zgjedhur edhe numrin që do ta bartë tek Trabzonspor.

Avdijaj do ta mbajë fanellën me numër shtatë në klubin turk.

/Gazeta Sheshi/