Avdijaj i lë ‘gojëhapur’ në Turqi

Donis Avdijaj u bashkua me Trabzonspor në gjatë këtij muaji pasi ishte pa skuadër.

Ylli i Kosovës ka impresionuar me paraqitjet e tij që në javën e parë të stërvitjes.

Edhe pse erdhi me shumë pikëpyetje për shkak të sjelljeve të tij të mëparshme, ka bindur skuadrën që në start.

Mediat në Turqi raportojnë se 22 vjeçari është shumë efektiv në lojën një kundër një dhe mund të përdorët për të dy krahët.

Trajneri Unal Karaman është shumë i kënaqur me punën e Avdijajt dhe përparimin e tij.

Me këtë ritëm të stërvitjeve, ish-sulmuesi i Schalkes do të jetë i pa zëvendësueshëm në formacionin startues.