Avantazhi i Realit në tabelë, më i madhi në 25 vitet e fundit

Real Madridi e di shumë mirë se është në pozitë të mirë për të fituar titullin e kampionit të Spanjës.

Jo vetëm që e larguan Atleticon nga gara për titullm, madrilenët po ashtu zgjeruan avantazhin e tyre në tabelë.

Los Blancos ia kanë siguruar vetes me fitoren fenomenale ndaj Atleticos epërsi më të madhe në tabelën e La Ligas, pra plot katër pikë.

Pas 12 ndeshjeve që zhvilluara që nuk është as një e treta e ndeshjeve të zhvilluara, Reali ka një epërsi prej katër pikësh ndaj Barcelonës që mban vendin e dytë.

Një gjë e tillë, një avantazh i tillë i Realit, shkruan Telegrafi, nuk ka ndodhur që nga ndeshjet e para të sezonit 1991/1992, ku fitoret numëroheshin me vetëm dy pikë.