Austria “Macë e Zezë” për Shqipërinë

115

Austria ka triumfuar në miqësoren e zhvilluar në Vjenë përballë kombëtares shqiptare me rezultatin e diktuar në pjesën e parë të lojës, (2:1). Në fakt kanë qenë 15 minutat e pjesës së parë përcaktuese për epilogun final të këtij takimi, pasi në këtë periudhë loje austriakët realizuan golat e fitores, transmeton Gazeta Sheshi.

Por, me të filluar pjesa e dytë shënojnë gol kuqezinjtë shqiptarë. Ishte Ermir Lenjani, i cili ka shënuar një gol fantastik duke ulur epërsinë e austriakëve në një gol.

Mesfushori shqiptar me një goditje të fortë e ka zënë në befasi portierin Almen në minutën e 47-të takimit.

Megjithatë, kjo ishte e tëra që kanë mundur të bëjnë të besuarit e Giani de Biasit në këtë përballje, pasi që nuk gjetën forcë deri në fund të gjenin edhe golin e dytë për ta barazuar rezultatin. Duhet theksuar se dhjetë minuta para fundit kuqezinjtë mbeten me një futbollist më pak në terren, pasi mesfushori Ergys Kaçe u ndëshkuar me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Shqipëria ndeshjen e ardhshme miqësore do ta zhvilloj të martën me fillim në ora 20:15 kundër Luksemburgut në Elbasan Arena.

/Gazeta Sheshi/