Austri – Shqipëri, publikohet çmimi i biletave

85

Janë publikuar çmimet për biletat e miqësores së 26 marsit ndaj Austrisë.

Federata Austriake e Futbolli ka publikuar çmimet e biletave. Tifozët kuqezi do të qëndrojnë në sektorin F të stadiumit dhe në një pjesë të sektorit A.

Në dispozicion të tifozëve të Kombëtares janë 3 mijë bileta. Çmimet e të cilave variojnë nga 8 deri në 24 euro.

Për ultrasit nën moshën 14-vjeç bileta do të jetë vetëm 8 euro, ndërsa për pjesën tjetër do ndërmjet 19 dhe 24 euro. Të njëjtat çmime vlejnë për të dy sektoret ku do të vendosen tifozët kuqezi.

Djemtë e De Biazit do të zhvillojnë miqësoren e parë në kuadër të përgatitijeve për “Francë 2016” me Austrinë, e cila pozicionohet e 10-ta në ranglistën e FIFA-s.

Takimi do të luhet në 17:30 me 26 mars.