Aubameyang: “Real Madridi? Nuk ka një marrëveshje, por…”

73

Pierre-Emerick Aubameyang flirtoi përsëri me Real Madridin këtë të diel. Sulmuesi i Borussia Dortmund, i cili është njëri nga golashënuesit më të mirë në Europë këtë sezon, rishfaqi dëshirën e tij për të luajtur në La Liga në të ardhmen.

“Real Madridi? Nuk ka një marrëveshje mes nesh, por.. I kam premtuar gjyshit tim që një ditë do të luaj atje. I kam thënë vetes, Pse të rikthehem në Francë (një lëvizje potenciale për t’iu bashkuar PSG) kur u largova nga atje tre vite më parë? Pse të mos zbuloj gjëja të reja? Ashtu siç kam thënë më parë, do të më pëlqente të luaja në Spanjë dhe përfundimisht të shijoj pak një mot të mirë”, tha përfaqësuesi i Gabonit për beIN Sports.

Futbollisti Afrikan i vitit 2015 zbuloi që ai ishte fare pranë për të lëvizur në Paris Saint-Germain në të kaluarën dhe klubi Parizien ishte një destinacion që paraprakisht kishte apeluar tek ai. “Tani kam ndryshuar pak mendjen”, potencoi ai.

Aubameyang, i cili ka shënuar 22 gola në Bundesliga këtë sezon, ka një kontratë me Borussia Dortmund deri me 30 Qershor, 2020. Sidoqoftë, nëse komentet e tij të fundit janë diçka për t’iu referuar, ai mund të shtyjë për një largim herët apo vonë, veçanërisht nëse Real Madridi thërret për të.