Atletico synonte Motën, por…

148

Mediat spanjolle kanë zbuluar një anekdotë interesante në lidhje me pronarin e Paris-Saint Germain, Naser Al-Khelaif-in, i cili e përfaqëson fondin mbretëror të Katarit, ndaj nuk e ka problem të shpenzojë shuma marramendëse kur bëhet fjalë për skuadrën franceze.

Verën e shkuar PSG ishte ende në bisedime për rinovimin e mesfushorit italian Thiago Motta, i cili po joshej nga oferta e skuadrës spanjolle, Atletico Madrid.

Klubi spanjoll i kishte bërë një ofertë mjaft interesante futbollistit, por në momentin e fundit ka ndërhyrë pronari i PSG-së, Al-Khelaifi, i cili e morri në telefon drejtorin sportiv të Atletico Madrid-it, Miguel Angel Gil, duke i thënë me gjysmë shaka:

“Ose hiç dorë nga Thiago Motta, ose përndryshe e blej gjithë Atleticon”.

Pak javë më vonë, Motta rinovoi me PSG-në.

/Sportal/