Atletico në ndjekje të Barçës

113

Atletico Madrid nuk heç dorë nga gara për titullin kampion, pavarësisht se Barcelona është në rrugë të mirë për ta mbrojtur titullin kampion. Madrilienët kanë shënuar tre gola ndaj Deportivo La Corunas, për të marrë po aq pikë, transmeton Gazeta Sheshi.

Fitore kjo që mban vulën e Saul Niguez-it, Antoine Griezman-it dhe Andre Correa-s, që realizuan tre golat e fitores.

Pavarësisht fitores Atletico Madrid vazhdon të qëndrojë në pozitën e dytë me 67 pikë, tetë më pak se Barcelona që kryeson kampionatin.

/Gazeta Sheshi/