Atletico mund ta marrë një goditje të madhe në luftën për titull

176

Atletico Madrid e mposhti Malagan 1:0, por trajneri i Los Colchoneros, Diego Simeone, u përjashtua nga gjyqtari, Mateu Lahoz.

Simeone u përjashtua për shkak të një topi që u gjuajt në fushë nga banka e Atleticos me qëllim të ndërprerjes së një kundërsulmi të Malagas, ndërsa trajneri argjentinas u konsiderua si fajtori kryesor për këtë rast.

AS shkruan se ai mund të dënohet deri në tri ndeshje.