Atletico Madrid nuk dorëzohet në garën për titull

141

Atletico Madrid i ka dhënë një mësim të mirë skuadrës së Valencias, duke e mposhtur në Mestalla, (1-3). Katalizatorë të kësaj fitore të madrilienëve ishin Griezman, Torres dhe Carrasco, transmeton Gazeta Sheshi.

Një shpresë iluzioni për “lakuriqtë” e dha Denis Cheryshev, derisa kishte barazuar rezultatin në pjesën e parë. Por, gjithçka mbeti vetëm një ëndërr, pasi në vazhdimin e ndeshjes, Diego Alves u detyrua të nxjerrë edhe dy herë topin nga rrjeta për të konfirmuar kështu formën katastrofale të “Los Che”.

Pas kësaj fitoreje, Atletico Madridi vazhdon ta ndjekë nga prapa Barcelonën me tetë pikë diferëncë.

/Gazeta Sheshi/