Atletico Madrid fiton dramën e penaltive

139

Atletico Madrid është në gjysmëfinale. Madrilienët u detyruan ti mbyllnin llogaritë e kësaj faze në penalti, derisa kanë qenë më të saktë se holandezët (8-7). Në fakt koha e rregullt u mbyll me barazim pa gola 0-0, njësoj sikurse dueli i parë në Holandë, transmeton Gazeta Sheshi.

Luciano Narsingh ishte fytyra tragjike pasi e humbi penaltinë e tetë tek skuadra e PSV-së, derisa Juanfran qëlloi saktë për rezultatin finale 8-7 në favor të Atletico Madridit.

/Gazeta Sheshi/