Atletico Madrid afër të zyrtarizojë një super blerje (FOTO)

215

Mesfushori i Monacos, Bernardo Silva do të transferohet në Atletico Madrid.

Diego Simeone pret një përforcim të madh në Atletico Madrid.

Trajneri argjentinas është afër blerjes së mesfushorit të Monacos, Bernardo Silva.

E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se Silva do të jetë përforcimi i radhës në Vivente Calderon, përcjell “Lajmi.net”.

Simeone beson se Silva është futbollist i nevojshëm në Atletico Madrid dhe është i gatshëm ta transferojë nga Monaco.