Atletico fshin yllin e saj nga faqja zyrtare dhe lista e garave (Foto)

248

Alessio Cerci është fshirë nga faqja zyrtare dhe lista e garave e Atletico Madridit, pasi transferimi i tij të Bologna dështoi për shkak se nuk arriti të kaloj testet mjekësore.

Anësori italian ka nënshkruar me Atleticon nga Torino për 15 milionë euro në gusht të vitit 2014, por kurrë nuk u vendos me të vërtetë në Spanjë, pasi sezonin e kaluar u huazua te Milani dhe Genova.

Dje gjatë ditës së fundit të afatit kalimtar, Cerci fluturoi në për të përfunduar një transferim te Bologna, por u braktis pasi nuk arriti ti kaloj testet mjekësore.

Tani fotografia e tij është hequr nga faqja e internetit dhe nga lista e skuadrës së Atletico Madrid për garat e këtij viti.

Sipas gazetës spanjolle AS, pasi shumica e vendeve evropiane kanë përmbyllur dritaren e transferimeve, opsionet më të mundshme për 29-vjeçarin janë një transferim në Kinë apo Indi.

Nëse kjo nuk arrihet, ai mund të presë deri në janar, kur Bologna mund të ri-hap derën dhe nëse kjo nuk ndodh, Atletico Madrid mund të propozojë një ndërprerje të kontratës, pasi marrëveshja e tij aktuale skadon në qershor 2017.

atletico