ATK pret t’i inkasojë 8 milionë euro nga likuidimi i ndërmarrjeve shoqërore

92

Ky vit nuk duket të jetë i lehtë për drejtorin e ri të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imerin, i cili duhet t’i inkasojë në arkën e shtetit 388 milionë euro. Ky është projeksioni që ka për këtë vit.

Ai në një intervistë për KosovaPress, tha se nuk është e lehtë që të inkasohet kjo shumë e mjeteve të projektuara nga Qeveria, por që me planin strategjikë 2015-2020, do të mund ta realizojë. Imeri po ashtu tha se me qëllim të luftimit të korrupsionit, inspektorët doganor do të pajisen me uniforma. Ndërsa, për rimburimin e plikove, Imeri tha se nga fillimi i muajit prill, qytetarëve do të iu mundësohet që në pikat e Postes së Kosovës t’i dorëzojnë kuponët fiskal.

Imeri tha se këtë vit presin t’i inkasojnë 8 milionë euro nga procesi i likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore, të cilat menaxhohen nga Agjencioni Kosovarë i Privatizimit (AKP).

Ai shtoi se ka vështirësi në mbledhjen e të hyrave me tatimpagues të sektorëve të ndryshëm, por që me planin që ata kanë për këtë vit do të arrin eliminimin e shmangies së tatimeve nga kompani dhe biznese të ndryshme.

Imeri bëri të ditur se nga fillimi i muajit prill, qytetarët do të mund t’i dorëzojnë plikot me kupona fiskla në pikat e Postës së Kosovës.

Ai po ashtu tha se ka synim që dukja e inspektorëve të terrenit të jetë me uniformë.

ATK është institucioni i dytë pas doganave që mbush arkën e shtetit./KosovaPress/