Atentat kamikaz në Bagdad, 15 të vdekur

126
Dy kamikazë, që pretendohet se kanë qenë pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH, sulmuan një xhami shiite në kryeqytetin e Irakut, Bagdad.

Kamikazi i parë jelekun me eksploziv, që mbante në trup, e shpërtheu brenda në xhami, ndërsa i dyti e hodhi veten në erë në momentin kur në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e rendit.

Njoftohet se në mesin e të vrarëve, shumica qytetarë të besimit shiit, ndodhen edhe 4 punonjës të sigurisë.