Aston Villa në Championship, kapiteni nis festën dhe pezullohet

Kapiteni i një skuadre duhet të jetë një lider në fushë dhe një shembull jashtë saj, por diçka e tillë nuk ndodh me kapitenin e Aston Villas.

Nëse skuadra jote bie nga kategoria dhe po atë ditë fotografohesh i pirë e duke festuar me femra, atëherë meriton të pushohesh nga puna.

Gabriel Agbonlahor nuk është përjashtuar, por është pezulluar deri në përfundim të hetimit të brendshëm të klubit.

Megjithatë, tashmë Agbonlahor mund të quhet ish­kapiten dhe me shumë mundësi nuk do të luajë më kurrë për këtë skuadër. 3 milionë paund për të tashmë do të jenë një kujtim i largët.