Asisti i Canës çon Nantën në gjysmëfinalen e Kupës (VIDEO)

88

Kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit që luan te skuadra e Nantës, Lorik Cana, është kualifikuar me skuadrën e tij në gjysmëfinalen e Kupës së Francës.

Ndeshja e parë mes Bordosë dhe Nantës doli në barazim 2-2, ndërsa takimi i luajtur mbrëmjen e së mërkurës, përfundoi me rezultatin 3-4 për ekipin e Canës.

Fillimisht, Nanta kaloi në avantazh në minutën e 6′ të pjesës së parë, ndërsa vendasit barazuan rezultatin në minutën e 22′.

Bordo u tregua më kërkuese në sulm dhe gjeti golin e avantazhit në minutën e 51′ të pjesës së dytë. Rezultati u barazua 15 minuta më vonë, duke bërë që ndeshja të shkonte në shtesë.

Në minutën e 98′ Malkom shënoi golin e avantazhit për Bordonë, ndërkohë që sërish Nanta barazoi rezultatin në fillimin e pjesës së dytë të shtesës. Goli i kualifikimit për skuadrën e Canës u shënua 2 minuta para se të përfundonte pjesa e dytë e shtesës.

Një asist i Canës me kokë ndaj Bedojas bëri që ky i fundit të gjente golin e kualifikimit, duke çuar Nantën në gjysmëfinalen e Kupës.