Asistenti i Bunjakit nuk ka ftesë për Finlandë

329

Një lajm që është shpërndarë në portalet suedeze e vë Federatën e Futbollit të Kosovës në pozitë tejet të keqe.

I publikuar fillimisht te portali “fotbollskanalen.se”, asistenti suedez i Albert Bunjakit, Tord Grip pohon se ende nuk ka marrë ftesë për të qenë i pranishëm për ndeshjen e së hënës që Kosova e zhvillon me Finlandën në udhëtim.

“Nuk kam ftesë. Është për të ardhur keq nëse nuk do të jem në ndeshje. Por, do të shohim se si do të rrjedhin gjërat deri të hënën”, ka thënë grip për portalin suedez, transmeton Gazeta Sheshi.

Grip ishte krah i djathtë i Bunjakit në formimin e Përfaqësueses së Kosovës, por në tubimet e fundit ai nuk është ftuar fare.

Ndryshe, Grip ka treguar se asnjëherë nuk ka marrë pagë nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe të gjitha udhëtimet që i ka pasur i ka hequr me shpenzime personale megjithëse pranon se FFK nuk gjendet mirë me financa.

Suedezi që ka qenë ndihmës edhe te Kombëtarja angleze ka përmendur vështirësitë me të cilat përballet përzgjedhësi Bunjaki, duke mos e ditur deri në momentin e fundit se me cilët futbollistë do të disponojë për këtë takim.

Me një fjalë ai ka thënë se te Kosova është një kaos i madh rreth kësaj çështje.

Capture