Ashtu siç kishte paralajmëruar Gazeta “Sheshi”, Prishtina huazon mbrojtësin e Hajdukut

Klubi Futbollistik “Prishtina”  ka bërë goditjen e radhës në këtë afat kalimtar të verës.

Ashtu siç kishte paralajmëruar Gazeta “Sheshi” javë më parë, Prishtina sot e ka prezantuar mbrojtësin e Hajdukut, Lumbard Dellova.

Dellova do t’i bashkëngjitet “kaltërebardhve” në formë huazimi.

Dellova, 21 vjeç, i lindur më 01.01.1999, ka qenë pjesë e rregullt të 18-së së parë së skuadrës së njohur kroate, Hajduk. Me Hajduk II, ka zhvilluar pothuajse të gjitha ndeshjet në Ligën e parë.

“Ardhjen te Prishtina e konsideroj një hap trampoline duke pasur parasysh se në Hajduk nuk kisha minuta aq sa doja unë, megjithëse isha në 18-she në shumicën e ndeshjeve. Por, mua më duhen ndeshje në këmbët e mia, jam futbollist i ri dhe duke besuar shumë se me Prishtinën do të jetë ndihmë e dyanshme, vendosa pa hezitim të jem pjesë e skuadrës. Shpresojmë t’i arrijmë objektivat, nuk jam panjohuri për ekipin, për klubin dhe nuk ka ndryshuar aq shumë prej kohës kur me Lirinë tek trajneri Shkëmbi kisha debutuar bash kundër Prishtinës. Të iu them të drejtën mezi pres të paraqitem, sidomos këtu në “Fadil Vokrri” ku para ca ditësh edhe debutova në stadiumin e renovuar kundër Anglisë U21”, deklaroi Dellova për faqen zyrtare të Prishtinës.

/Gazeta Sheshi/