As Putini nuk i reziston injektimit me botoks

94

Flitet se vetëm femrat janë ato që i nënshtrohen ndërhyrjeve të ndryshme për të mbuluar shenjat e moshës dhe për t’u dukur të freskëta e të reja.

Por, shumë yje meshkuj të aktrimit, të politikës e muzikës këtë e kanë bërë gjithashtu. Në këtë grup hyjnë aktorë të njohur si Tom Cruise, Mickey Rurke, Don Johnson, Sylvester Stalone, Billy Crystal, Lionel Richie e të tjerë.

Kësaj nuk i ka rezistuar as Vladimir Putin, Presidenti 63 vjecar i Rusisë. Daily Mail ka publikuar një foto të tij ku duken qartë injektimet e botoksit në fytyrë të cilat as që e bëjnë më të bukur.