Arsene Wenger flet për Shkodran Mustafin

177

Arsenal ka pranuar se dëshiron transferimin e Shkodran Mustafit.

Trajneri francez i ekipit londinez, Arsene Wenger ka zbuluar për SFR Sport se negociatat me Valencian për shërbimet e shqiptarit janë duke vazhduar.

“Mustafi? Shpresojmë që ky transferim të kryhet. Është një nga lojtarët që po kërkojmë. Negociatat janë duke vazhduar”, ka deklaruar Wenger.

Kujtojmë se Arsenal tashmë ka ofruar 35 milionë euro për qendërmbrojtësin e kombëtares gjermane.