Arsenali vuan por kualifikohet, Napoli “digjet” nga Granada, ja 7 skuadrat e kualifikuara

251

Zbulohen dhe 7 skuadrat e tjera që kualifikohen për raundin e 1/8-ave të Ligës së Europës. Arsenal, Ajax, Villarreal Shakhtar Donetsk, Molde, Rangers dhe Granada prenë zyrtarisht biletën për fazën pasardhëse të kompeticionit.

Kapiteni i Arsenalit, Pierre Emerick Aubameyang arriti t’i siguronte kualifkimin “Topçinjve” pak minuta nga fundi ndaj Benficës.

Portugezët ishin pranë kualifikimit, por sulmuesi nga Gaboni u dogji përfundimisht shpresat.

7f6b652c3172a5dfbcfcfbe7ac43a981o2

Edhe pse humbi në fushën e Napolit, Granada kualifikohet me rezultatin tota 2-3 ndaj të kaltërve.

Skuadra e Genaro Gatuzos arriti të shënonte dy herë në shtëpi, por goli i Montoros në minutën e 25-të vulosi dhe fatin e sfidës.

Vlen për t’u përmendur dhe kualifikimi i Moldes ndaj Hofenhaimit. Norvegjezët fituan në Gjermani 0-2, teksa sfida e parë në Norvegji u mbyll 3-3. Molde realizoi të pamundurën duke triumfuar në Gjermani.

Totenham ishte skuadra e parë që siguroi dje kualifikimin për në 1/8-at e Ligës së Europës.

Ja rezultatet e mbrëmjes dhe skuadrat e kualifikuara:

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
/Gazeta Sheshi/